Ngjarje e papritur, 30 vjeҫari në gjendje të rëndë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ngjarje e papritur, 30 vjeҫari në gjendje të rëndë

20:27 | 01 Janar 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Një 30-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombe artizanale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit të djeshëm (31 dhjetor 2018) në lagjen ‘Kipseli’ në Athinë, në një dyqan.

Policia mbajti sekret fillimisht ngjarjen derisa antiterrori greke kreu hetimet e duhura.

Mediat greke raportojnë se 30-vjeçari shqiptar ka humbur njërin sy dhe ka djegie të shumta në fytyrë dhe këmbë.

Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin Evangjelizmo. Mësohet se 30-vjeçari shqiptar ka qenë duke kaluar kur shpërtheu bomba e vendosur në hyrje të dyqanit.

Ndërkohë, shpërthimi i bombës shkaktoi dëme në dyqan dhe në një kamion që ishte parkuar aty pranë.

Komento: