Ngjarje e papritur, ja kush po e rrëmben Rabiotin

18:49 | 12 Janar 2019

Gazeta franceze L’Equipe zbulon se Chelsea po konsideron të bëjë një lëvizje për ta transferuar Adrien Rabiot përpara se ai të pranojë një kalim te Barcelona përcjell ORAinfo.

Blutë janë në treg për një mesfushor qendror pas largimit të Cesc Fabregas, e Nicolo Barella të Calgiarit gjithashtu të lidhur me një lëvizje në Stamford Bridge.

Megjithatë, Rabiot, i cili është jashtë kontratës në kryeqytetin francez në verë dhe pretendon se tashmë ka rënë dakord me kushtet personale me Barçën, besohet të shihet si një alternativë më e lirë./ORAinfo/

Komento: