Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Zvicër.
Një 22-vjeçare angleze është gjetur e pajetë në banjën e një hoteli në Zvicër.
Mediat britanike bëjnë me dije se Anna Florence Reed është viktimë e një loje ekstreme.
22-vjecarja ndodhej në hotel më të dashurin e saj, një 29-vjecar gjerman, i cili u prangos nga policia.
Ka qenë ai që ka treguar ngjarjen, duke thënë se ata ishin duke praktikuar lojëra ekstreme.
Në trupin e saj kishte shenja prerje dhe fraktura. Ata që dhanë alarmin ishin të ftuarit e hotelit, të cilët pasi dëgjuan zhurmë lajmëruan menjëherë recepsionin.
Kur mbërriti portieri i hotelit situata ishte tepër e rëndë pasi vajza kishte pësuar dëmtime të mëdha.
22-vjecarja ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në spital.