Ngjarje e rëndë! 22 vjeҫarja humb jetën, arsyeja do t’iu ‘shokojë’

10:21 | 12 Prill 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Zvicër.

Një 22-vjeçare angleze është gjetur e pajetë në banjën e një hoteli në Zvicër.

Mediat britanike bëjnë me dije se Anna Florence Reed është viktimë e një loje ekstreme.

22-vjecarja ndodhej në hotel më të dashurin e saj, një 29-vjecar gjerman, i cili u prangos nga policia.
Ka qenë ai që ka treguar ngjarjen, duke thënë se ata ishin duke praktikuar lojëra ekstreme.

Në trupin e saj kishte shenja prerje dhe fraktura. Ata që dhanë alarmin ishin të ftuarit e hotelit, të cilët pasi dëgjuan zhurmë lajmëruan menjëherë recepsionin.

Kur mbërriti portieri i hotelit situata ishte tepër e rëndë pasi vajza kishte pësuar dëmtime të mëdha.
22-vjecarja ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në spital.

Komento: