Përplaset kamioni me emigrantë, të paktën 54 të vdekur dhe qindra të plagosur.
Të paktën 54 njerëz janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur pasi një kamion u aksidentua në jug të Meksikës, kanë thënë autoritetet.
Më shumë se 150 njerëz, që besohet të ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, u ndeshën në rimorkion e kamionit kur ai u rrotullua në shtetin e Chiapasit.
Fotografitë e aksidentit shfaqin viktimat të shpërndara në mbarë rrugën, raporton BBC, përkthen Periskopi.
Kishte edhe radhë të tëra të atyre që dukeshin të ishin trupa të mbuluara me çarçafë të bardhë.
Ky është një prej aksidenteve më të këqija në Meksikë.
49 njerëz u konfirmuan të vdekur në vend-ngjarje dhe pesë të tjerë vdiqën në spital.
Diku 105 njerëz – 83 burra dhe 22 gra – po ashtu u gjendën të plagosur nga aksidenti.
Zyrtarët e emregjencës thanë se viktimat përfshinin burra, gra dhe fëmijë.