Ngjarje e rëndë: Aksidentohet një autobus, mbesin të vdekur 25 persona

09:58 | 29 Janar 2023

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur, ku është aksidentuar një autobus dhe kanë mbetur të vdekur 25 persona.

Një autobus pasagjerësh ra në një humnerë në veri të Perusë të shtunën duke lënë të paktën 25 persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, thanë autoritetet.

Autobusi ishte nisur nga kryeqyteti Lima për në rajonin Tumbes pranë kufirit të Ekuadorit në shkretëtirën bregdetare të Perusë.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

Zyra e prokurorit të Perusë thotë se drejtimi i pakujdesshëm dhe shpejtësia janë shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Peru. Ekspertët thonë se ndihma është shpesh e ngadaltë për të mbërritur në skenat e aksidentit dhe e çorganizuar kur ndodh, duke bërë që disa nga të lënduarit të vdesin përpara se të marrin ndihmë

Komento: