Axha dyshohet se dhunoi mbesën e mitur në Vrellë të Istogut, arrestohet.
Një e mitur është dhunuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Vrellë të Istogut, teksa i dyshuari është arrestuar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Klankosova se do të bëjnë kërkesën që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti.
Klankosova jozyrtarisht merr vesh se i dyshuari ka dhunuar vajzën e vëllait.