Ngjarje e rëndë: Babai privon nga jeta bijën e tij

19:31 | 20 Maj 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Karolinën e Jugut.

Një baba privoi nga jeta padashje bijën e tij.

Rasti ndodhi kur ai e ngatërroi atë me një njeri të panjohur në shtëpi.

Fox Carolina raporton se Nadeja Pressley, 23 vjeçare, po vinte në shtëpinë e saj rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës.

Babai i saj në atë moment hapi zjarr. Ajo u shpall pa shenja jete në vendngjarje.

Komento: