Babai ka privuar nga jeta me shufër hekuri të bijën.
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Iranin, ku një vajzë është privuar nga jeta me shufër hekuri nga babai për shkak se shkoi në shtëpi me vonesë.
Reyhaneh Ameri sipas mediave të huaja, u qëllua me shufër hekuri nga i ati i saj.
Mediat shkruajnë se Ameri u dërgua në spital me plagë të rënda, por nuk mundi të mbijetojë.
Reyhaneh thuhet të ketë shkuar në shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 11:30 të mëngjesit të së dielës, gjë që ka acaruar babanë e saj.
Motra e Reyaneh u shpreh se ajo shkoi të vizitojë shtëpinë e prindërve të saj të nesërmen në mes orës 8:30 dhe 9:00 të mëngjesit, por askush nuk u përgjigj kur trokiti.
Ajo pa njolla gjaku në mure dhe më tej mësoi veprën e rëndë.
Kjo nuk është ngjarja e vetme e ndodhur në Iran.
Pak ditë më parë 19-vjeçarja Fatemeh Barihi u privua nga jeta nga burri i saj, kurse një 13 vjeçare, Romina Ashrafi u privua nga jeta me një drapër nga babai i saj.