Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në SHBA.
Një burrë pësoi një aksident me furgon. Polici që erdhi në vendngjarje vuri re një erë kutërbuese nga furgoni.
“Duhet të më vini prangat”, i tha policit shoferi i aksidentuar, i cili mbante në makinë trupin e gruas së privuar nga jeta që gjashtë javë më parë.
Ngjarja ndodhi në Florida të SHBA-ve, dhe tragjedia e tmerrshme nuk mbaroi me aq.
Gruaja e tij ishte shpallur e zhdukur bashkë me katër fëmijët. Pasi u prangos, burri tregoi se ku kishte fshehur edhe trupat e katër fëmijëve të tij, nga 1 deri në 10 vjeç.
Kreu i policisë së qytetit ku ndodhi ngjarja dha një deklaratë shumë të shkurtër për mediat: “Nuk e dimë se ç’e ka shtyrë, por në kokën e tij ka diçka shumë të ligë që e ka nxitur për këtë vepër, dhe si e tillë do të dënohet. Si baba, më është thyer zemra. Si polic, jam shumë i inatosur”, tha ai.
38-vjeçari Michael Ëayne Jones Jr nuk ka treguar se pse e privoi nga jeta gruan 32-vjeçare, Casei Jones; dhe fëmijët Cameron (10 vjeç), Preston (5), Mercalli (2) dhe Aiyana (1).