Ngjarje e rëndë: Djali vret babanë në Mallakastër

22:33 | 25 Gusht 2022

Djali vret babanë në Mallakastër.

Krimi në familje ka tronditur këtë mbrëmje Mallakastrën.

Policia njofton se rreth orës 21:30, në fshatin Greshicë, një 30 vjeçar (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me sende të forta babanë e tij 73 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Komento: