Ngjarje e rëndë: Gruaja shtatzënë bie nga kati i katërt i banesës teksa po pastronte xhamat – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ngjarje e rëndë: Gruaja shtatzënë bie nga kati i katërt i banesës teksa po pastronte xhamat

15:21 | 01 Shtator 2019

Ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një grua ka rënë nga kati i katërt i një banese në Berlin të Gjermanisë.

Gruaja me origjinë nga Azerbajxhani ka qenë duke pastruar dritaren e banesës në katin e katërt kur i kanë rrëshkitur duart dhe ka rënë në tokë.

Mediat gjermane bëjnë me dije se ajo ishte shtatzënë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar gruan në spital.

Ajo nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Mjekët thanë se ishte e pamundur të shpëtonte. Edhe foshnja e saj nuk mundi të shpëtonte.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!