Ngjarje e rëndë! Humb jetën një vajzë 3 vjeҫare, ja si ndodhi

18:24 | 06 Maj 2019

Një vajzë 3 vjeҫare ka humbur jetën pasi është djegur vetura.

Policia afër veturës së djegur ka gjetur një bombol gazi dhe një tjetër në ulëset prapa.

Këto dy bombola kanë rritur dyshimet se zjarri ka qenë i dyshimtë.

Vajza 3 vjeçare quhej Zoye Pereira. Ajo u dogj në veturën e tipit ‘Audi A6’. Edhe pse u dërgua në spital, ajo nuk arriti të mbijetoi nga plagët e marra.

Deri më tani policia ka arrestuar një person. Dëshmitarët e kishin parë atë duke ikur nga vendi i ngjarjes, shkruan Independent.

Sipas mediave, personi i prangosur është babai biologjik i vajzës. Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj tij.

Personi i prangosur po ashtu është djegur.

Komento: