Ngjarje e rëndë, humbin jetën motër e vëlla nga të shtënat

21:33 | 25 February 2020

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur duke i marrë jetën motrës e vëllait.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kodër Rrëshen, ku motër e vëlla u privuan nga jeta në afërsi të banesës së tyre.

Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa mësohet paraprakisht se djali pak ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Viktimat janë dërguar në morgun e spitalit të Rrëshenit, nga ku është konfirmuar se bëhet fjalë për vëlla e motër.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbuluar atë se cfarë ka ndodhur, që ende mbetet e paqartë.

Komento: