Ngjarje e rëndë: Këngëtarja e njohur humb jetën në skenë

12:29 | 24 January 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur përderisa një këngëtare ka humbur jetën në skenë.

Një këngëtare e famshme ra përtokë dhe ka humbur jetën, pasi pësoi sulm në zemër në mes të këngës.

Faniya Khaliullova u filmua duke performuar në një koncert në Rusi, kur papritur u ndje keq.

Audienca u mbërthye nga paniku, ndërkohë që këngëtarja 53-vjeçare ruse nisi të ndihej keq. Ajo u nis me
urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “Mirror”, mjekët thanë se zemra e saj pushoi ndërkohë që këndonte, gjatë spektaklit që mbahej në Dimitrovgrad, qyteti i dytë më i madh në rajonin rus të Ulyamvsk.

“I gjithë qyteti është tronditur dhe i shokuar nga humbja e jetës e Faniya. Ajo ishte një këngëtare dhe mësuese tepër e dedikuar“, tha kreu i Ministrisë së Kulturës, Yevgenia Ulyanova.

Komento: