Ngjarje e rëndë, mjeku i bën abort gruas së gabuar

20:09 | 24 September 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ndodhi në Kore.

Një doktor në Korenë e Jugut ka bërë gabimin më të madh të karrierës së tij, pasi i ka kryer një abort pacientes së gabuar. Doktori dhe infermerja e tij e ngatërruan pacienten me dikë tjetër.

Vajza e paidentifikuar që i’u bë ngatërresa ishte gjashtë muajshe shtatzanë dhe ndodhej në spital për një sërë kontrrollesh rutinë. Doktori i ka dhënë anestezi të fortë gruas, pa e verifikuar nësë ishte ajo që po kërkonte.

Më pas ata kanë vazhduar me porçesin e abortit, duke e injektuar me ilaçe të forta, dhe duke bërë kështu që foshnja e saj të humbte jetën.
Policia po merret me investigimin e ngjarjes, dhe doktori dhe infermerja janë nën vëzhgimin konstant të tyre.

Komento: