Ka humbur jetën një person në detin e Velipojës.
Këtë pasdite në plazhin e Velipojës një i moshuar ka gjetur vdekjen.
Fjala është për një pushues nga Kosova, i identifikuar si Jusuf Kryeziu.
84 vjeçari ka gjetur vdekjen teksa ishte futur në det.
Dyshohet se një atak kardiak ka bërë që i moshuari të humbë jetën.
Fatkeqësisht bluzat e bardha nuk kanë mundur të shpëtojnë dot të moshuarin.