Ngjarje e rëndë në Dragash, një nxënës ther një person

18:00 | 27 Janar 2022

Një nxënës në Dragash ka therur një person.

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e mesditës së shkollën e fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një person është therur me thikë nga një fëmijë, shkruan Gazeta Express.

Kjo është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për Express se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Policia është duke e hetuar rastin.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po mirret rastet” tha ai.

Komento: