Ngjarje e rëndë në Gjermani, privohet nga jeta 21 vjeҫari kosovar

20:50 | 01 August 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Gjermani.

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar të enjten mbrëma në Kassel të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat gjermane, lidhur me rastin e tij një 26 vjeçar është prangosur, pasi dyshohet se ka qëlluar shqiptarin.

I dyshuari kryesor për rastin e shqiptarit kishte ikur nga vendngjarja por me ndihmën e dëshmitarëve është bërë i ditur identiteti i tij e që më pas është prangosur nga autoritete gjermane.

Njësia Speciale e Policisë e prangosën atë në shtëpinë e tij sot në mëngjes.

“I dyshuari ende nuk e ka komentuar aktin. Ai është një gjerman i lindur në Kassel. Sipas informacioneve nga HNA, viktima ka lindur edhe në Kassel, familja e tij është nga Kosova”, shkruan hna.de, njofton Telegrafi.

Sipas policisë, shqiptari i privuar nga jeta dhe dorasi, shtetas gjerman, njiheshin mes vete, ndërkaq ende nuk dihen arsyet që kanë çuar 26 vjeçarin ta privoi nga jeta shqiptarin duke e goditur pesë herë në trup.

Mjekësia ligjore ka kontrolluar zonën përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq është duke u hetuar pista e ngjarjes.

Komento: