Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Kaҫanik.
Policia e Kosovës njofton se në aksident ka qenë e përfshirë një kamionetë dhe këmbësori i cili ka marr lëndime të rënda, dhe si pasoj ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
” Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kishte qenë i përfshirë një kamionetë me targa vendore me drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësorë. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull K/Shqiptar i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK. Për shkak të lëndimeve të marra në aksident,i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.