Ngjarje e rëndë në këtë komunë të Kosovës, një person ia merr vetës jetën

18:46 | 08 Korrik 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Kosovës.

Një person se ia mori vetës jetën në fshatin Sojevë dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion, për këtë raporton Prokuroria Themelore e Ferizajt.

Raporti i Prokurorisë nuk tregon për moshën e personit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur njëmarrje jete në fshatin Sojevë, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Komento: