Ngjarje e rëndë në këtë qytete të Kosovës, kjo është gjendja e të lënduarve

16:57 | 04 Shkurt 2019

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Podujevës.

Një person është therë, dhe i njëjti pasi është dërguar në Emergjencën e Podujevës, për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në QKUK.

Dëshmitarët për Indeksonline bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 afër Spitalit në Podujevë.

Sipas të njëjtëve kanë qenë katër persona të cilët me një veturë i kanë dalë një personi përballë dhe gjatë përleshjes njëri nga ta ka mbetur i therur.

Thuhet se ai ka pësuar gjakderdhje të madhe në qafë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.

Komento: