Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë.
Sonte rreth orës 23:15 është plagosur me armë zjarri Rr. M, rreth 23 vjeçar, në veri të Mitrovicës.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë dhe është duke u trajtuar në repartin e kirurgjisë.
Nuk dihen arsyet e sulmit, ndërsa lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e veriut, Besim Hoti.
Ai ka konfirmuar rastin, ku ka bërë të ditur se i plagosuri gjendet në spital, në repartin e kirurgjisë.