
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Pejë.
Një incident ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës, saktësisht në rrugën “Sali Jaha”.
Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona.
Të njëjtit kanë përdorur mjete të ftohta, ku si pasojë janë lënduar katër persona.
Dy nga ta janë dërguar në QKUK si pasojë e plagëve të marra, njëri në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ndryshe, policia në lidhje me rastin ka prangosur dy persona.