Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Të shtunën në Prishtinë një fëmijë 12 vjeç e ka plagosur mjet zjarri vëllain e tij 9-vjeçar, bën të ditur Policia e Kosovës
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, ku një fëmijë 12-vjeçar ka marrë mjetin e zjarrit TT pronë e gjyshit të tij dhe nga pakujdesia ka lënduar vëllain e tij 9-vjeçar.
Bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime të lehta në dorë, ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.