Ngjarje e rëndë në Prishtinë, një grua përfundon e lënduar

16:45 | 06 Janar 2019

Një ngjarje shumë e pakëndshme ka ndodhur sot në kryeqytetin e Kosovës.

Një femër ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur fizikisht nga dy persona të panjohur derisa ishte duke ecur në rrugë.

Gruaja është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë në arrati.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës përmes raportit të ngjarjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit.

Komento: