Policia thotë se nga 44 katëshja dyshohet të kenë rënë 5 punëtorë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KTV-në incidentin tek 44 katëshja.
Sipas Ahmetit dyshohet se nga ndërtesa kanë rënë 5 persona të cilët kanë qenë duke punuar.
Ahmeti nuk ka dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve derisa ka shtuar se organet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin.
Në vendngjarje kanë dalë Policia e Kosovës, derisa deri më tani, nuk dihen detaje të tjera lidhur me rastin.