Ngjarje e rëndë në Prishtinë, privon nga jeta renë dhe gruan, më pas ia merr vetës jetën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ngjarje e rëndë në Prishtinë, privon nga jeta renë dhe gruan, më pas ia merr vetës jetën

14:22 | 22 Prill 2019

Prishtina është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë nga ku një person ka vrarë gruan dhe renë e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten, raporton Gazeta Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Imer Beka.

“Po kemi marrë informacion që dy persona kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve të para dyshohet se një person ka vrarë gruan e djalit të tij dhe më pas ka vrarë edhe veten”, ka bërë të ditur Beka.

Prokurori momentalisht është duke shkuar në vend të ngjarjes.

Komento: