Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Prizren.
Një person në fshatin Randobravë të Prizrenit ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e goditjes me thikë një i dyshuar.
Sipas njoftimit të Policisë, viktima R.F i lindur në vitin 1965, pas lëndimit është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal në Prizren.
Ndërkaq, i dyshimti E.B i lindur në vitin 1999 nga po i njëjti fshat, është prangosur disa orë më vonë pasi fillimisht ka tentuar ti shmanget policisë.
I dyshimti është në ndalim policor dhe rasti është duke u hetuar nga ekipet profesionale te hetuesisë dhe forenzikës.