Ngjarje e rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy persona në gjendje të rëndë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ngjarje e rëndë në rrugën Prishtinë – Podujevë, dy persona në gjendje të rëndë

23:15 | 29 Nëntor 2019

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte.

Sonte rreth orës 21:35 janë goditur dy persona nga një veturë të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Besi të Podujevës në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

“Në ora 21:35, në fshatin Besi, një veturë ka goditur dy këmbësorë të cilët janë lënduar si pasojë e aksidentit. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka konfirmuar Krasniqi.

Dy persona, mashkull e femër, janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Komento: