Ngjarje e rëndë: Plagosen babë e bir, ishin në një dasmë

23:21 | 09 Gusht 2020

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur ku janë plagosur babë e bir.

Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thi’kë në fshatin Larushk të Fushë Krujës.

Sipas raportimeve të para, të plagosurit kanë qenë në një dasmë afër Urës së Gjolës.

Ata janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim.

Rrethanat dhe autorët e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

Komento: