Ngjarje e rëndë: Privohet nga jeta një 24 vjeҫar

20:25 | 09 Dhjetor 2019

Është privuar nga jeta një person i moshës 24 vjeҫare.

Burime nga Kavaja bëjnë të ditur se pasditen e sotme ka mbetur pa shenja jete me mjet gjahu një person.

Pas një konflikti për motive të dobëta, 29 vjeçari i identifikuar si M. Ismaili, është qëlluar me mjet gjahu dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar Xhevdet Leçini, 60 vjeç nga Kavaja, është ndaluar nga policia.

Ndërkohë viktima mësohet se ka qenë i dënuar më parë për qëllim dhe është liruar disa muaj më parë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, ku autori i dyshuar ka një lokal.

Komento: