Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme pranë një shkolle 9-vjeçare në fshatin Resulaj, në Selenicë.
Një person mbeti i plagosur pasi u qëllua me mjet zjarri, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet identiteti i personit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për detaje të mëtejshme