Ngjarje e rëndë: Qëllohet një person, humb jetën gjatë rrugës për në spital

22:26 | 07 Gusht 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme pranë një shkolle 9-vjeçare në fshatin Resulaj, në Selenicë.

Një person mbeti i plagosur pasi u qëllua me mjet zjarri, ndërsa ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Nuk ka ende detaje në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet identiteti i personit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për detaje të mëtejshme

Komento: