Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku një shqiptare privoi nga jeta një vajzë 7 vjeҫare.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Boltonit në Angli.
Një shtetase shqiptare raportohet se e ka privuar nga jeta me mjet të ftohtë përpara syve të babait një vajzë 7-vjeçare e cila po luante me skuter.
Autoritetet britanike kanë ndaluar një emigrante shqiptare pasi goditi në qafë për vdekje vajzën e vogël.
Policia britanike kanë kontaktuar për ndihmë homologët në Tiranë pasi autorja me inicialet E.S rezulton se është me vendlindje nga një qytezë në veri të Shqipërisë.
Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje në Queen’s Park në Bolton pranë Greater Manchester rreth orës 14:35.
Emily u dërgua menjëherë në spitalin Salford Royal Hospital, por humbi jetën në 15:56 minuta.
Alan Walsh që po udhëheq hetimin pas kësaj ngjarje tha se kjo ngjarje ishte më tragjikja në të gjithë karrierën e tij 20 vjeçare.
E prangosur për këtë vepër shqiptarja E.S, 30 vjeç e cila nuk kishte asnjë njohje me familjen e viktimës po mbahet në një mjedis të sigurtë në bazë të ligjit anglez Mental Health Act.