Ngjarje e tmerrshme: Privohet nga jeta një grua, gjendet trupi i saj i mbështjellë me çarçaf

13:40 | 14 Shtator 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Serbi.

Një grua është privuar nga jeta mëngjesin e sotëm në një lagje të qytetit të Krushevacit në Serbi.

Si ka ardhur deri tek kjo tragjedi ende nuk dihet, derisa ende po vazhdojnë hetimet.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të dorasit, shkruan , telegraf.rs.

Trumpi i pa jetë i gruas ka mbetur para disa kafiterive, dhe është mbuluar me një çarçaf të bardhë.

Sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur rreth orës 10 e 30 të mëngjesit. Ndërkohë i lënduar rëndë ka mbetur edhe vëllai i gruas që ka vdekur.

I njëjti është transferuar për në spitalin e Krushevacit ku doktorët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

I dyshuari për rastin ndërkohë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Komento: