Ngjarje shumë e rëndë: I riu privon nga jeta të dashurën, me arsyetimin se e infektoi me koronavirus

20:11 | 01 Prill 2020

Një i ri, privoi nga jeta të dashurën, me arsyetimin se e infektoi me koronavirus.

“Më infektoi me Koronavirus dhe unë e privova nga jeta”, kjo ka qenë dëshmia në polici e një të riu italian, të identifikuar si Antonio De Pace gjatë marrjes në pyetje në polici.

27 vjeçari privoi nga jeta dje partneren Lorena Quaranta, në Furci Siculo (Messina).

Në të vërtetë sot kanë dalë dhe rezultatet e tamponëve për të renë dhe ka rezultuar se ajo ishte negative ndaj virusit.

“E mora nga pronari”, shqiptari rrëfen ditët e tij të luftës me koronavirusin: Infektova edhe babain tim!

Këto janë shenjat e para që na u shfaqën!

Ngjarja ndodhi dje në banesën ku çifti jetonte prej tre vitesh në provincën e Messinas.

Pasi privoi nga jeta partnerin e tij, i diplomuari për mjekësi, Antonio De Pace tentoi vetëvra’sjen, por arriti që të mbijetonte.

Natyrisht shpjegimi që ai dha në polici se shkak u bë virusi tanimë është hedhur poshtë prej policisë dhe po hetohet për të mësuar arsyen e vërtetë të veprimit.

Infermierja, studente e vitit të parë të stomatologjisë, në Kalabriani Antonio De Pace, nuk kishte treguar shenja të dhun’ës verbale ose fizike.

Miqtë dhe familja i përshkruajnë Lorenën dhe Antonion si një çift i ekuilibruar dhe paqësor.

Komento: