Edhe në Prizren gjatë ditës së sotme ka ndodhur një ngjarje mjaftë e rëndë.
Në sheshin “Ataturk” në Prizren i dyshuari për shkaqe të panjohura ka shtënë me mjet në drejtim të viktimës të cilin e plagosur në pjesën e epërme të këmbës
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur policia.
Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një gëzhojë, ndërsa viktima dërgohet për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit. Mjeku kujdestar ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
I dyshuari është nuk është kapur por është identifikuar në bazë të kamerave të sigurisë. Ndërkaq rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.