Ngjarje tragjike: 12 vjeҫarja humb jetën në pishinë

13:36 | 01 September 2019

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Turqi.

Një vajzë 12 vjeçare ka humbur jetën në Bodrum të Turqisë pasi e njëjta derisa ndodhej në pishinë u tërhoq nga pompa e ujit.

Vogëlushja Alice Alyssova mbeti nën ujë për rreth 15 minuta derisa arritën ta tërhiqnin së bashku me një pjesë të pompës, shkruan newsfounded.com

Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 18 gusht në Hotelin Sunhill. Mysafirët thanë se në kohën e aksidentit në pishinë nuk kishte asnjë roje të vetme të shpëtimit.

Nëna e viktimës thotë se shtatë persona tjerë dhe burri i saj kanë arritur të thyejnë tubin së bashku dhe të tërheqin vajzën nga pishina.

https://www.youtube.com/watch?v=FxYjYuYou58

Komento: