Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur në Gjermani.
Pasditen e së shtunës në qytetin Iserlohn të Gjermanisë është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka goditur me mjet të mprehtë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.
Mediat gjermane kanë shkruar se dorasi dyshohet të jetë kosovar.
Në raportimin e mediave gjermane thuhet se 43-vjeçari e ka goditur ish-bashkëshorten e tij dhe burrin i cili raportohet të ketë qenë partneri i viktimës.
Ndërkaq, raportohet se dorasi dhe gruaja 32 vjeçe janë nga Kosova, kurse 23-vjeçari nga Afganistani.
“Bild” shkruan se gruaja kishte me vete një vajzë dymuajshe ndërsa nuk raportohet që foshnja ka marrë lëndime.
Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.
Në bazë të autopsive që u janë bërë dy viktimave sot, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara, e cila është konfiskuar në vend të ngjarjes.
Arsyeja e këtij rasti nuk dihet, por çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.