Ngjarje tronditëse nëShkodër, nëna e hodhi foshnjën e sapolindur në lumë

17:22 | 07 Janar 2023

Një 32-vjeçare e ka hedhur në lumin Kir të Shkodrës foshnjës e saj që e kishte lindur më 30 dhjetor 2022.

Policia ishte informuar se ajo dyshohej se e kishte braktisur foshnjës dhe se mund ta hidhte në lumë.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, policia e Shqipërisë ka gjetur trupin e foshnjës.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia ka arrestuar gruan dhe akuzohet për “vrasje me dashje”.

Komento: