Ngjarjet e ditës së sotme, ja çfarë pritet të ndodhë

09:28 | 19 December 2022

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë paraparë të zhvillohen disa ngjarje.

Në kuadër të këtyre ngjarjeve, është edhe mbledhja e Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtje, ku do të raportojë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ngjarjet e ditës:

Mbahet konferenca vjetore e organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore me temën: “Aspekte dhe sfida të edukimit në trashëgimi kulturore”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 09:50)

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe Projektligjin për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 10:00)

Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) prezantom punimin “Qeverisja e Mirë në Sigurinë Kibernetike në Kosovë: Forcimi i themeleve dhe i institucioneve të reja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Organizata “The Ideas Partnership” hap Qendrën e re AZURE në Fushë-Kosovë. Marrin pjesë ambasadori i Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo; mnistri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi etj. (Lagja 28 në Fushë-Kosovë, ora 10:00)
Inaugurohet fillimi i punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë-Kosovë – Mitrovicë, faza e dytë. (Stacioni i trenave, Fushë-Kosovë, ora 10:30)

Festivali “Architech”, i mbështetur nga OSBE-ja dhe Komuna e Prishtinës, inaugurojnë këndin e lodrave për fëmijë më nevoja të veçanta në lagjen Ulpiana. (Kult Plus Gallery, te Soliterat në Prishtinë, ora11:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon – Ditët e Gjyqësorit. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 13:30)

Shoqata Ndërkombëtare “Friends of Kazantzakis” (“Miqtë e Kazanxakit”) do të organizojë një simpozium për shkrimtarin e shquar grek. Në fund do të shfaqet edhe filmi “Last Temptation of Christ” i Martin Scorseses. (Qendra “Libart”, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 17:00)

Komento: