Ngjarjet e paralajmëruara për sot

08:03 | 22 Shkurt 2024
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot
  • 09:00Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) do të mbajë mbledhjen e 321-të. (KGjK, rr. “Luan Haradinaj”)
  • 09:00Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrë pjesë në fillimin e vaksinimit kundër Human Papilloma Virusit (HPV). (ShFMU “Hyzriu e Samiu”, fshati Letanc i Podujevës)
  • 09:30

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, N302) 

  • 09:30Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla diskuton rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit. (Kuvendi i Kosovës, N303)
  • 10:00Këshilltarët komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje mbajnë konferencë për medie. (Zyrat e LVV-së, Qendra në Prishtinë) 

     

  • 11:00Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e Seancës plenare. Në rend dite jamë 30 pika të papërfunduara nga seancar e mbajtura më 8 dhe 14 shkurt 2024. (Kuvendi i Kosovës) 
  • 11:00INDEP prezantom hulumtimin etnografik për popullatën NEET (ata që nuk janë në arsim, punësim ose trajnim) për tri komunat e Kosovës – Pejë, Deçan dhe Junik. (Hotel “Seraphine Plaza”, Pejë)
  • 14:00Lansohet Fuqizimi i Ekonomive Rurale në Bujqësi (EREA). Marrin pjesë ambasadori i Austrisë, Georg Schnetzer;  zv.ministri i Bujqësisë, Imri Demelezi dhe drejtori i Caritasit Zviceran, Gerhard Schaumberger. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë)
  • 14:00Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon promovimin e librit “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës (1999-2001)” nga Fahri Musliu. (Qendra e Dokumentimit. Biblioteka “Hivzi Sylejmani”)

Komento: