Ngjarjet e paralajmëruara për sot

08:03 | 01 Mars 2024
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot
  • 9:00Mbahet seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, në vitin 2019, në Kuvendin e Kosovës. (Gjykata Themelore e Prishtinës) 
  • 10:00Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”. (Kuvendi i Kosovës, N302)
  • 11:00Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024; çopozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës; propozimi i Seancës plenare të veçantë. (Kuvendi i Kosovës, C301) 
  • 11:00Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
  • 13:30Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) prezanton punimin e politikave “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë-Serbi, të ndihmuar nga BE-ja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
  • 13:30HANDIKOS do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me një shëtitje 30-minutëshe me karrocë në njërën nga rrugët e kryeqytetit. Marrin pjesë nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, dhe drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi. (Nisja nga objekti i vjetër i Komunës)
  • 14:00Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me Forumin Intelektual – Evropa 2023, organizojnë tryezën me temën “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)

Komento: