Ngjarjet e paralajmëruara për sot

07:58 | 12 Janar 2024
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot
  • 10:00Instituti GAP organizon  konferencë për medie, ku do të prezantohen gjetjet e raportit Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”. (Zyrat e GAP, Pejton) 

     

  • 10:00Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)
  • 15:00Shoqata “Arti Pakufi” dhe SHMLAA “Odhise Paskali” në Pejë organizojnë “Promovimin e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes artit në komunën e Pejës”. (Hambari i Haxhi Zekës në Pejë)
  • 16:00Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) mban ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 70 kandidatët për zyrtarë të rinj korrektues, të gjeneratës së 44-të. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Madh, Ndërtesa e Ish-Rilindjes) 

     

Komento: