Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

08:21 | 25 Korrik 2024
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove

Ngjarjet e datës 25 korrik:

Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Për shkak të punimeve në sallën plenare, pritja dhe bashkëbisedimi me bashkatdhetarët do të bëhen në ambiente të tjera të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 08:00-16:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore interviston udhëheqësin e divizionit të prokurimit në MAShTI dhe Eglantina Bërhanin, drejtore ekzekutive Botime PEGI. (Kuvendi i Kosovës, Salla N10, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Ora 10:00)

UNDP lanson Përmbledhjen e 26-të, të Pulsit Publik. (Salla e konferencave të UNDP-së, ora 11:00)

Bëhet përurimi i tri librave të autorit, Rifat Muriqi. (Instituti Albanologjik, ora 12:00)

Komento: