Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

07:38 | 18 October 2024
ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot-ne-kosove

Ngjarjet e datës 18 tetor:

Prokuroria Themelore në Pejë organizon tryezën me temën “Rastet e dhunës në familje dhe trajtimin e personave të paraburgosur me nevoja të shëndetit mendor”. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Dukagjini” Pejë, ora 10:00-13:00)

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama përuron institucionin e rinovuar parashkollor “Xixëllonjat”. (Lagjja Pejton Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet diskutimi “10 vjet nga Procesi i Berlinit: Arritjet, mundësitë (e humbura), rruga përpara”. Merr pjesë ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë Jorn Rohde. (Qendra e Trajnimeve ProCredit, Icon Tower Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet edicioni i parë i panairit të librit “Shtimja 2024”. (Sheshi “Ahmet Shtimja” Shtime, ora 10:00)

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, interviston dëshmitarët: Fadile Dyla, sekretare e përgjithshme e MASHTI-t; Avni Rexha, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të arsimit parauniversitar; Genc Hamzaj nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit – ASHI. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:30).

Komento: