Ngjarjet në kazioni, Policia e Kosovës në aksion

12:41 | 22 Mars 2019

Lojërat e fatit janë bërë diskutim i madh kohëve të fundit, e për këtë Policia e Kosovës ka marr aksion.

Policia e Kosovës këto momente është në një aksion të gjerë.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, ka njoftuar gjatë një konferencë për media se cak janë lojërat e fatit.

Kelani ka thënë se tash për tash nuk mund të jap informacione, por sapo të përfundojë aksioni do të dalin me njoftim zyrtar.

Në anën tjetër janë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli që kanë bërë thirrje gjatë ditës së sotme që kazinotë dhe lojërat e fatit të mbyllen në mënyrë që të to të mos ketë humbje jetësh.

S’lejojmë që kazinotë të jenë arenë krimi dhe të marrin jetë njerëzish

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur propozim rezolutën e 49 deputetëve të Kuvendit lidhur me pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit dhe plotësim ndryshimin e ligjit përkatës.

“Ditë më parë, si Kryeministër i vendit kam kërkuar inicimin e procedurave të nevojshme brenda ekzekutivit, të cilat do të rezultonin me mbylljen dhe pezullimin e aktiviteteve të kazinove dhe lojërave të fatit”, ka thënë Haradinaj përmes Facebook.

“Përballë kësaj gjendjeje, ne nuk do të lejojmë që këto vende të jenë arenë e krimit dhe të marrin jetë njerëzish”.

Ai ka thënë se ekzekutivi dhe organet e sigurisë, tashmë janë mobilizuar për të reaguar dhe parandaluar degradimin e mëtejmë.

Kërkohet nga Qeveria mbylljen e menjëhershme të kazinove dhe lojërave të fatit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mbyllë menjëherë të gjitha kazinot dhe lojërat e fatit.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se rezoluta që do të miratohet sot në Kuvend për mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, duhet të zbatohet menjëherë nga Qeveria, ndërsa ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të zbatimit të ligjit ti ndërmarrin të gjitha masat, transmeton lajmi.net.

Ai tha se shteti i Kosovës nuk do të lejoj që të rinjtë dhe gjithë shoqëria të bien viktimë e mashtrimeve që ndodhin në lojëra të fatit e në kazino.

“Fati i qytetarëve tanë nuk është Kazino e as lojërat e fatit, por është puna dhe zhvillimi ekonomik, për të cilin përgjegjës janë institucionet e Republikës ë Kosovës”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Komento: