
Në kuadër të aktiviteteve të SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, piktorja e re Dorarta Bislimi ka realizuar një kurs pikture vullnetar për fëmijët, duke sjellë ngjyra, dashuri dhe shpresë në përditshmërinë e tyre.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe plot energji pozitive, ku fëmijët patën mundësinë të shprehin ndjenjat, ëndrrat dhe imagjinatën e tyre përmes vizatimit dhe ngjyrave. Çdo punim artistik pasqyroi emocionet e sinqerta të fëmijëve dhe kreativitetin e tyre të lirë.
Përmes këtij angazhimi vullnetar, SOS Fshati tha se Dorarta Bislimi dëshmoi se arti nuk është vetëm talent, por edhe një formë e fuqishme e mirësisë dhe solidaritetit. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë shprehën mirënjohjen për kontributin e saj, duke vlerësuar rolin e artit në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve.
