Ngrihet aktakuzë ndaj një personi, që ka “dëmtuar dhe fyer” flamurin e Turqisë gjatë ramazanit

09:55 | 27 Prill 2026
ngrihet-aktakuze-ndaj-nje-personi,-qe-ka-“demtuar-dhe-fyer”-flamurin-e-turqise-gjate-ramazanit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet D.Z., i dyshuar për kryerjen e dy veprave penale: “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” si edhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë ka ndodhur më 5 mars 2026, rreth orës 02:00, në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë. I pandehuri dyshohet se, gjatë një aktiviteti publik të organizuar për iftar në muajin e ramazanit, ka ndërmarrë veprime që synonin nxitjen e urrejtjes dhe mosdurimit, duke cenuar rendin publik. Konkretisht, ai dyshohet se ka dëmtuar flamurin kombëtar të Turqisë, duke përdorur një mjet të mprehtë dhe ka shprehur publikisht fyerje ndaj këtij simboli.

Në pikën e dytë të aktakuzës, PSRK-ja bën të ditur se i pandehuri, në një periudhë të pacaktuar kohore deri më 12 mars 2026, ka poseduar armë dhe municion pa leje, në kundërshtim me ligjin në fuqi.

Mos i humb

  • Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
  • “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
  • “I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
  • Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
  • Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
  • AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
  1. 1
  2. 2

Të fundit nga Lajme

Komento: